Fama çon Justin Bieber drejt depresionit

Fama çon Justin Bieber drejt depresionit

Justin Bieber po përballet me probleme të shëndetit mendor dhe për këtë po merr trajtim.

Fillimisht u raportua se gjendja e tij mendore lidhet me martesën me Hailey Baldwin. Por burime thonë se vështirësitë me të cilat po përballet Justin nuk kanë të bëjnë me supermodelen. Sipas burimit është fama që po e çon 24 vjeçarin drejt depresioni.

"Nuk ka të bëjë me Hailey. Ai është shumë i lumtur që është martuar me të. Justin ka mbështetjen e njerëzve përreth tij dhe po merr trajtim. Është i sigurt që do ndihet mirë së shpejti,"-tha burimi.

Ndërsa një burim tjetër tha se fama në moshë të vogël e solli në këtë gjendje: "Ai nisi karrierën si një adoleshent tipik. Ishte fëmijë i mrekullueshëm, i ëmbël, i sjellshëm dhe shumë i këndshëm me njerëzit përreth tij. Por fama e madhe e ndryshoi atë. Justin tani  po lufton me 'idenë e famës', pasi ai ndiqet gjatë gjithë kohës dhe në çdo lëvizje nga fansat, kamerat i ka në fytyrë. Kjo e bën të ndihet sikur të gjithë duan ta marrin."

Burimi shtoi për People se gjatë rritjes, Justin ndjeu shumë presion për të pasur sukses nga prindërit e tij, babai Jeremy Bieber dhe nëna Pattie Mallette.

"Prindërit e tij e donin këtë më shumë sesa vetë Bieber. Justin dhe Jeremy kanë një marrëdhënie të komplikuar. Babai i tij e shtynte shumë drejt arritjes së suksesit dhe priste shumë prej tij. Gjithashtu këtë marrëdhënie ka pasur edhe me mamanë.'

EMISIONET