Falsifikim diplomash, arrestohet ish-pronari i Universitetit "Kristal"

Falsifikim diplomash, arrestohet ish-pronari i Universitetit "Kristal"

Policia e Tiranës ka vënë në pranga mbrëmjen e së hënës (5 mars 2018), Ahmet Muçën, ish-pronarin e Universitetit "Kristal", i mbyllur prej grushtit të 2014.

Mësohet se prej dy muajsh ai ishte vënë nën hetim prej prokurorisë pas marrjes së informacioneve në rrugë operacionale për shitje të diplomave edhe pse ky institucion arsimor ishte mbyllur.

Gjatë kontrolleve të Krimit Ekonomik dhe akuzës së Tiranës mësohet se janë gjetur 17 diploma të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Po ashtu mësohet se Muça akuzohet se ka shitur dokumentet e përfundimit të studimeve të larta me një vlerë që shkon rreth 2500 euro.

Tashmë biznesmeni Muça akuzohet për korrupsion pasiv në sektorin privat dhe falsifikim të dokumetave.

Po ashtu në kërkim është shpallur dhe një shtetas tjetër shqiptar me inicialet Y.P ndaj të cilit rëndon akuza e bashkëpunimit.

Universitetit "Kristal" iu hoq licenca në gusht të 2014 pas aksionit të monitorimit nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve dhe reformës në arsimin e lartë.

Nga kjo nismë u mbyllën 18 institucione private të arsimit të lartë.

EMISIONET