Falja e detyrimeve, bizneset afat edhe 2 ditë afat

Falja e detyrimeve, bizneset afat edhe 2 ditë afat

155 mijë biznese kanë përfituar nga falja e detyrimeve në një kohë që mbeten dhe 2 ditë para përfundimit të afatit. Nëndrejtori i Tatimeve  deklaron se nga regjistrat e administratës tatimore janë fshirë  rreth 55 miliardë lekë  detyrime.

Sipas tatimeve zbatimi i  ligjit të faljes ka sjellë një pastrim borxheve të periudhës para 2010 që rëndonin aktualisht situatën e tatimpaguesve.

Curri: Deri tani procesi ka ecur mirë, kanë përfituar deri tani 154500 tatimpaguas nga zbatimi i ligjit të faljeve dhe janë fshirë nga regjistrat e administratës tatimore 54.6 mld lekë detyrime.

Sipas numrit dy të tatimeve bizneset  e kanë pasur më të thjeshtë të përfitojnë nga kjo falje  krahasur me nismat e mëparshme pasi procedurat kanë qenë automatike.

Curri: Administrata tatimore në dallim nga cdo zbatimt ë ligjit të faljeve të kohëve të mëparshme këtë radhë zbatimi është bërë në mënyrë automatike nga sistemi elektronik i tatimeve. Pra procedurat kanë qenë të thjeshta, tatimpaguesi nuk do të duhesh të paraqiste kërkesë në administratë tatimore për të përfituar nga ligji i faljeve.

Edhe pse afati i përfititmit mbyllet këtë të premte për shkak se e shtuna dhe e diela janë ditë pushimi nga amdinistrata pranë pikave të aplikimit nuk ka pasur radhë nga bizneset që duan të përfitojnë nga ky ligj.

EMISIONET