Faleminderit Ora News! - Nga Ilva Tare

Faleminderit Ora News! - Nga Ilva Tare

Pas 8 viteve angazhimi e përkushtimi në televizionin më të besueshëm informativ, Ora News, me emisionin Tonight Ilva Tare dhe drejtimin e departamentit të Informacionit, rrugëtimi profesional me këtë televizion do të pasohet me mbresat e pashlyeshme të një bashkëpunimi dhe arritjeve të shkëlqyera. 

Në muajt e ardhshëm do të jem e angazhuar me projekte dhe ambicje të reja profesionale, për të cilat e them pa frikë se udhëzuesi më i mirë do të jetë eksperienca e këtyre viteve.

E vlerësoj shumë mundësinë e të punuarit me çdo gazetar, redaktor, teknik për bashkëpunimin e suksesshëm si dhe lirinë e ofruar, për të dhënë më të mirën në shërbim të së vërtetës dhe të publikut shqiptar. 

Ora News është tashmë një ekran i pamungueshëm në familjet shqiptare dhe lajmet e programet cilësore me shikueshmëri të lartë, janë një bilanc motivues për suksese edhe më të mëdha profesionale.

Së bashku me Presidentin e Yldon Media Group Ylli Ndroqi dhe drejtuesit e Ora News kemi vendosur të mbetemi dashamirës të sukseseve televizive që na rezervon e ardhmja.

EMISIONET