Sot është festuar 7 marsi, dita kombëtare e Mësuesit ku fëmijët kanë dhuruar lule e dhurata pafund për ata që i japin dije të ndryshme çdo ditë.

Në një postim ku Ora News i ftoi të gjithë për të ndarë historinë e tyre me mësuesit, ishte Sabri Xhebexhiu që rrëfeu se sa të vështirë e kishte për të shkuar në shkollë para shumë vitesh, ku mësuesit e ndihmuan.

Kështu, ai gjeti rastin për ti falenderuar duke thënë:  "Vija nga fshati prej 20km vajtje ardhje me një biçikletë në Gjimnazin e Lushnjes të viteve 74-78 pasi ligjet e kohës në mënyrë indirekte më ndalonin arsimimin në shkolla të tjera gjithashtu dhe unë në mënyrë indirekte u regjistrova në atë shkollë....

Kishte raste që binte dhe shi..

Sapo ulesha në bankë, një djalë, nuk kam pse ta fsheh Artur Çobani tentonte vazhdimisht deri në përfundim të matures të më hiqte nga krahët xhaketën e lagur.. dhe ia arrinte duke e sjellë të tharë në 5 minutëshin e mbarimit të orës së parë, të ngrohtë e të tharë.

Unë e ndjeja qëe pas tij kish prindër të mrekullueshëm dhe një nënë e mrekullushme, mësuese e përkushtuar të cilen unë sot e kujtoj i përulur duke i uruar:

Gëzuar 7 si dhe 8 marsin mësuese dhe nënë Hana Çobani.

Gjithashtu në kushte të njëjta të miat, me të njëjta km me biçikletë ishte një tjetër Migjeni i Darsisë, mësuesi im përballë familjes time. Bilbil Çami të cilit edhe këtij i uroj gëzuar ditën e mësuesit.

Gëzuar mësues Bilbili!"

Edhe Behare Lefter Hysaj bëri urimin e saj për mësuesen e dashur që i jepte mësim në shtëpi kur kishte probleme shëndetësore dhe nuk ndiqte orën si fëmijët e tjerë.

"Mësuese Natasha Hysa në vitin 1985 jepte mësim në shkollën Gjergj Kastrioti Skënderbeu në fshatin Baz të Qytetit Burrelit. Isha e operuar nuk mund ecja, ajo vinte çdo ditë më jepte mësim në shtëpi. Edhe pse ishte shpia 1 orë larg me shkollën, rruga ishte baltë bore, ajo nuk mungonte. Sot është 7 Marsi 2018, mësuese Natasha Hysa të uroj gjithë të mirat kudo që ndodhesh", shkruajti Behare.

/Ora News.tv/