Me zinxhirë në shtretërit e tyre për javë të tëra. Dush një herë në vit. Të rrahur dhe të uritur.  

Zyrtarët thonë se jeta për 13 fëmijët e familjes Turpin ishte një nga tmerret dhe abuzimet ekstreme.

Avokati i qarkut në Riverside, Mike Hestrin zbuloi se kushtet që detyruan një vajzë 17-vjeçare të ikte më parë këtë javë përmes dritares së shtëpisë së tyre në Perris të Kalifornisë duke kërkuar ndihmë për veten dhe 12 vëllezërit dhe motrat e saj, ishte organizuar përreth dy vite.

Fëmijët janë nga mosha 2 vjeçare deri në moshën 29 vjeçare.

David dhe Louise Turpin akuzohen nga prokurorët për 12 akuza për torturë, 7 akuza për shkelje ndaj fëmijëve, 6 akuza për abuzim dhe neglizhencë dhe 12 akuza për burgim të rremë.

Hestrin pikturoi një pamje të zymtë brenda shtëpisë së familjes e përshkruar si "errësirë dhe e ndyrë". Këto janë kushtet që autoritetet thonë se kanë duruar.

Ndëshkuar me zinxhirë dhe dry 

Sipas zyrtarëve, abuzimi i dyshuar duket se është intensifikuar me kalimin e kohës, duke filluar që kur Turpinët jetonin pranë Fort Worth, Texas.

"Fëmijët e Grapin shpesh u lidhën për "javë apo edhe muaj me radhë", tha Hestrin.

Viktimat u thanë hetuesve se praktika filloi si dënim shumë vite më parë, tha Hestrin. Fillimisht, fëmijët u lidhën me litarë, por kur një viktimë, e cila shpëtoi dhe u arratis, Turpins ju kthye metodës me zinxhirë dhe dryna, tha Hestrin.

Për Turpins, ajo ishte "një formë e dënimit", tha Hestrin në konferencën e shtypit. Fëmijët u lanë shpesh të shtangur në shtretërit e tyre për "javë ose madje muaj pa ndërprerje", tha ai.

"Dëshmitë e rëndësishme në shtëpi sugjerojnë se viktimat shpesh nuk u liruan nga zinxhirët e tyre për të shkuar në banjë", shtoi Hestrin.

Policia thotë se disa prej viktimave ishin ende të lidhur me zinxhirë në shtretër kur policia mbërriti në vendbanimin e tyre të dielën, edhe pse prindërit u përpoqën t'i lëshonin ato.

Hetuesit pohojnë se fëmijëve u është mohuar kujdesi shëndetësor dhe dushi, atë që shumica e njerëzve i konsiderojnë si të drejta themelore të njeriut.

Viktimat u lejuan të bënin dush një herë në vit, sipas avokatit të qarkut. Atyre u lejohej të lanin duart, por nëse laheshin sipër kyçeve, ata akuzoheshin se po luanin me ujë.

Dhe nëse e kryenin këtë, ata dënoheshin duke u lidhur me zinxhirë në shtratin e tyre.

Gruaja, ushqeu fëmijët e tyre "shumë pak në orar." Prindërit kanë blerë ushqim për vete, por fëmijëve të tyre nuk u kanë dhënë.

Megjithëse fëmijët i shihnin produktet që blinin prindërit, ata nuk i hanin dot.

Sipas avokatit të qarkut, vetëm më i riu, një 2 vjeçar, është ushqyer.

Por vëllezërit e motrat e tij, për shkak të abuzimit dhe neglizhimit, janë keq ushqyer shumë dhe kanë pasoja kognitive.

Asnjëri prej fëmijëve nuk ka parë një mjek për më shumë se 4 vite dhe asnjëri nuk kishte parë kurrë një dentist.

Me sa duket, natën, familja nuk do të flinte deri në orën 4 ose 5 të mëngjesit, tha Hestrin dhe më pas, ata do të flinin gjatë gjithë ditës

Kur u pyetën nëse kjo ishte një përpjekje e çiftit për të fshehur veprimet e tyre, Hestrin tha: "Ju e dini, krimet si këto ndodhin prapa dyerve të mbyllura, në dhomat e errëta, dhe natyrisht njerëzit që kryejnë këto lloj krimesh duhet t'i fshehin krimet e tyre , dhe unë mendoj se kjo ishte strategjia".

Si rezultat i izolimit të tyre, Hestrin tha "fëmijët nuk kanë njohuri themelore të jetës".

Kur policia erdhi për t'i shpëtuar ata, tha ai, shumë nga viktimat as nuk e dinin se çfarë ishte një oficer policie.

/Ora News.tv/