Fajon: Shpresojmë që Komisioni do të dalë shpejt me vlerësimin për vizat

Fajon: Shpresojmë që Komisioni do të dalë shpejt me

Komisioni Evropian pritet të tregojë më 28 qershor nëse Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, në bazë të të cilit raport, institucionet e BE-së do të marrin vendim për heqjen ose jo të vizave. Këtë datë e konfirmoi ditë më herët, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, por evropianët deri më tani s'kanë treguar ndonjë datë.

Por, ish-kreu i partisë reformiste Ora, Veton Surroi, i ka këshilluar politikanët e vendit që të mos vazhdojnë me premtimin se do të ketë liberalizim vizash, pasi kjo siç ka thënë ai, sivjet nuk do të ndodhë. Ai thotë se viza për kosovarët mund të ketë veç vitin e ardhshëm.

“Politikanët nuk bëjnë mirë të vazhdojnë të premtojnë liberalizim vizash. Nuk ka vendim pozitiv për sivjet; për mundësitë e vitit 2019 pritet të diskutohet në fund të këtij viti. Ky është verdikti i cili po përgatitet të thuhet në Bruksel në fund të këtij muaji”, ka bërë të ditur Surroi.

Ndonëse nuk ka dashur t’i komentojë qëndrimet e Surroit për këtë çështje, raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, për Gazetën Express ka theksuar se BE-ja duhet ta ketë të qartë se janë plotësuar të gjitha kushtet që i hapin rrugë heqjes së vizave.

“Nuk mund të komentoj deklarata të tilla. Ne jemi duke pritur që Komisioni Evropian të japë vlerësimin e tij mbi gatishmërinë e Kosovës për heqjen e regjimit për viza. 

Parlamenti Evropian dhe qeveritë e BE-së duhet të marrin një rekomandim të qartë se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e mbetura. Është në dorë të KE-së që të japë një vlerësim të tillë dhe shpresojmë që kjo të ndodhë së shpejti”, ka thënë Fajon për Express.

Ajo ka bërë të ditur se është në kontakt të rregullt me Komisionin dhe institucionet e tjera përgjegjëse, dhe se është e gatshme që të vazhdojë punën në Parlamentin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.

Shteti i Kosovës vazhdon të jetë i izoluar dhe qytetarët e saj mbesin në pamundësi për të udhëtuar në vende të huaja, për shkak të politikave që duhen përmbushur.

Demarkacioni ishte kushti i vetëm që do t’i hapte rrugë liberalizimit e i cili mori epilog pas tre vjetësh. /Express/

Lexo më shumë në:  http://www.gazetaexpress.com/lajme/fajon-per-express-shpresojme-qe-komisioni-do-te-dale-shpejt-me-vleresimin-per-vizat-551065/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

EMISIONET