Dështimi për të përmbushur të gjitha kërkesat financiare të Fair Play ka bërë që UEFA të marrë masa për skuadrën e Interit.

Zikaltërit do të lejohen të kenë vetëm 22 lojtarë në Ligën e Kampionëve.

Inter plotësoi vetëm disa nga kushtet e vendosura nga UEFA dhe duke qënë në këtë situatë, do të vazhdojë të monitorohet deri së paku në qershor të vitit 2019.

Ata gjithashtu do të duhet të mbajnë një ekuilibër mes vlerave të lojtarëve të shitur dhe të blerë.

Problemi kryesor është faturimi i pagave, kryesisht për shkak të humbjeve të mëdha për kartonin e dy futbollistëve si Joao Mario dhe Gabriel Barbosa. Një lajm që duket se ka gëzuar ambjentin në shtëpinë zikaltër, që tashmë kanë hedhur sytë nga merkato.

/Ora News.tv/