Edhe pse moment i masakrës së ndodhur në Zelandën e Re u transmetua live në në platformën e tij për 17 minuta, Facebook e mësoi vetëm nga policia një skandal të tillë.

Facebook në mënyrë të përsëritur dy vitet e fundit ka punësuar mijëra kontrollues të përmbajtjes dhe ka kryer investime në inteligjencën artificiale për kontrolluesit e përmbajtjes por i gjithë ky rrjet gjigant dështoi në identifikimin e një videoje të tillë.

Dhe nëse sistemi i inteligjencës artificiale,i ndërtuar nga një nga kompanitë më të pasura në botë, nuk mundi të identifikojë dhe të ndërmarrë veprimin e duhur, atëherë çfarë mund të identifikojë?

Mike Schroepfer shefi i teknologjisë në Facebook, mburrej në një intervistë të fundit në revistën Fortune, sesa e mirë ishte inteligjenca artificiale për të identifikuar ndryshimin midis brokolit dhe mariuanës.

Në një shembull  Schroepfer shfaqi sesi sistemi mund të përcaktojë me 90% siguri cili imazh përmbante brokoli dhe cili përmbante mariuanë.

Por Hany Farid profesor në Dartmouth thotë  se inteligjenca artificial është vite larg nga të qenit në gjendje për të bërë gjëra të sofistikuara,që njerëzit e bëjnë shumë mire.

“Makineritë, as nuk munden t’a thonë ndryshimin midis brokolit dhe mariuanës, e lëre më nëse një video është nga një film, video-lojë, ose duke dokumentuar krime lufte, apo është një njeri i çmendur duke vrarë njerëz në një xhami,"-tha Farid.

Në nëntor Facebook realizoi një raport  sesi ishte duke mbajtur nën kontroll platformën e tij. U tha se midis korrikut dhe shtatorit të vitit të kaluar janë gjetur 99.5% të “propagandës terroriste” përpapara se përdoruesit të raportonin postimet dhe 96.8% e “dhunës dhe përmbajtjes grafike.

Mbajtja nën kontroll e një platforme me miliarda njerëz të lire dhe të hapur për të shpërndarë mendimet,videot dhe fotot e tyre,nuk është një detyrë e lehtë.

Facebook e ka bërë të qartë se është përkushtuar për të investiguar të dyja,edhe inteligjencën artificiale edhe kontrollorët njerëz.

CNN Business ditën e premte pyeti Facebook nëse mund të bëjnë një pasqyrim se çfarë inteligjenca artificial mund të ketë ,ose duhet të ketë për të zbuluar video si kjo po kompania nuk u përgjigj menjëherë.

“Policia e New Zealand na lajmëroi ne për një video në facebook pak pas daljes live dhe ne menjëherë fshimë videon si dhe të dyja faqet e tij në facebook dhe instagram,”-tha Mia Garlick

CNN Business gjithashtu e pyeti facebook nese video kishte kaluar në ndonjë proces të kontrollimit të përmbajtjes përpara se policia të lajmëronte për videon por facebook nuk u përgjigj.

/Ora News.tv/