Facebook shpik njësinë e re të kohës

Facebook shpik njësinë e re të kohës

Një inxhinier i rrjetit social Facebook ka shpikur një njësi të re kohore, të cilën e ka quajtur ‘lëvizje e lehtë’ që ndan figurën nga frekuenca e zërit.

U dizajnua për të ndihmuar zhvilluesit të mbajnë efektin e videos në sinkronizim, sipas një përshkrimi në GitHuB.

Lëvizja e lehtë është 1/705,600,000 e sekondit, njësia tjetër e kohës pas një nanosekondë. Një studiues i Universitetit të Oksfordit tha se lëvizja nuk do ketë ndikim të madh, por do ndihmojë në krijimin e përvojave më të mira të realitetit virtual.

Matt Hammond, inxhinier kryesor i hulumtimit në BBC tha se kjo do zvogëlojë gabimet në grafikë.

“Kur numrat e përdorur nuk janë të plotë, mund të bëhen gabime edhe në llogaritjet kompjuterike. Këto krijohen me kalimin e kohës, duke shkaktuar pasaktësi që të duken të dukshme,” – tha ai.

Krijuesi i lëvizjes së lehtë, Christopher Horvath ka ndarë idenë e tij publikisht në Facebook në fillim të 2017. Më pas bëri disa modifikime bazuar në komente.

EMISIONET