Facebook bën ndryshime radikale

Facebook bën ndryshime radikale

Facebook do të ndryshojë mënyrën e mekanizimit të postimeve, duke bërë që postimet nga bizneset, markat dhe mediat të jenë më pak të dukshme.

Ndërkohë, përmbajtjet apo postimet që nxisin biseda mes familjarëve dhe miqve që përdorin këtë faqe do të kenë prioritet, shpjegoi shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg në faqen e tij.

Organizatat në Facebook mund të shohin që popullariteti i postimeve të tyre do të zvogëlohet si rezultat i kësaj.

Madje, edhe nëse dikush shpërndan një lajm në “Facebook”, postimet e tij personale do të kenë sërish prioritet ndaj lajmit kur shfaqen për miqtë e tij. Lajmi u dha nga vetë themeluesi i “Facebook”, Mark Zukerberg, i cili tha se postimet nga organizata të ndryshme, që ai i cilësoi përmbajtje publike, kanë eliminuar momentet personale në këtë platformë, duke e larguar nga rrënjët e saj.

"Ne kemi marrë reagime nga komuniteti ynë se përmbajtjet publike, postimet nga bizneset, markat dhe mediat,po zhdukin momentet personale që na lidhin më shumë me njëri-tjetrin", shkroi z. Zuckerberg.

Ndryshimet do të hyjnë në fuqi gjatë javëve të ardhshme.

Gjithashtu  Zuckerberg tha se ai dhe ekipi i tij ndjenë përgjegjësinë për t'u siguruar që Facebook do të ishte i mirë për mirëqenien e njerëzve.

"Duke bërë këto ndryshime, pres që koha që kalojnë njerëzit në Facebook të bjerë"-  shtoi Zuckerberg.

"Por gjithashtu pres që koha që shpenzoni në Facebook do të jetë më e vlefshme".

Me këto ndryshime pritet që edhe shumë faqe që mbijetonin vetëm falë “Facebook” të falimentojnë.

Në një postim të mëparshëm, Zuckerberg ishte zotuar të rregullonte Facebook-un në 2018, duke thënë se donte të sigurohej që përdoruesit të ishin të mbrojtur nga abuzimi.

EMISIONET