Facebook përballet me një gjobë prej 500.000 paund

Facebook përballet me një gjobë prej 500.000 paund

Facebook ballafaqohet me një gjobë prej 500.000 paund për thyerjen e ligjeve për mbrojtjen e të dhënave pas një hetimi të gjerë për skandalin e Cambridge Analytica nga enti rregullator në Mbretërinë e Bashkuar.

Zyra e Komisionerit të Informacionit tha se Facebook nuk kishte arritur të siguronte të dhënat e përdoruesve të saj të ekspozuar ndaj kompanisë Cambridge Analytica.

ICO gjithashtu do të gjobisë edhe Cambridge Analytica, SCL Elections.

Në bazë të hetimeve u zbuluar se Facebook kishte shkelur ligjin duke dështuar në mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve të rrjetit social dhe se nuk kishte qenë transparente në lidhje me mënyrën se si përdoreshin të dhënat personale nga të tjerët.

Facebook do të ketë një mundësi për t'u përgjigjur përpara se të merret një vendim përfundimtar, por gjetjet do të jenë një goditje e madhe për kompaninë.

Investigimi ka filluar në maj dhe janë marrë në shqyrtim materiale të marra nga servera dhe pajisje të tjera.

Gjoba prej 500.000 paund është gjoba më e madhe që ICO mund të japë në hetimin e saj.

Nëse gjoba lëshohet për Facebook, do të ishte hera e parë që rregullatori jep dënimin më të madh financiar në dispozicion të tij.

EMISIONET