Facebook do të përhapë në vendet e tjera programin e saj për parandalimin e vetëvrasjeve, pas testeve të suksesshme në SHBA.

Kompania nisi testimet e programit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin Mars, kur Facebook filloi të skanonte komentet dhe postimet e Facebook për fraza që mund të sinjalizonin për ndonjë tentativë vetëvrasjeje.

Facebook nuk ka bërë ende të ditur detaje teknike të programit, por kompania thotë se programi i saj kërkon disa fraza të caktuara që mund të jenë gjurmë si pyetjet të tipit: “Je mirë?”, dhe “A mund të të ndihmoj?”

Nëse programi kap një tentative potenciale, dërgon alarmin në skuadrën e Facebook, të specializuar për raste të tilla. Sistemi i sugjeron burime përdoruesit apo miqve të personit të telefojnë në linjën e ndihmës. Ka raste që punonjësit e Facebook lajmërojnë autoritetet lokale të ndërhyjnë.

/Ora News.tv/