Fabrizio Frizzi, mijëra persona në Romë për t'i dhënë "lamtumirën" e fundit prezantuesit

Më shumë se 10 mijë persona u mblodhën në "Sheshin e Popullit" në Romë për homazhet e prezantuesit të famshëm italian Fabrizio Frizzi.

Me një duartrokitje të gjatë nga të pranishmit, nisi ceremonia e funeralit të showmanit Frizzi, në Kishën e Artistëve.

Mes të pranishmëve kishte shumë njerëz të thjeshtë që e donin për emisionet e tij, si dhe emra të shquar të ekranit, miq dhe kolegë, duke nisur nga Milly Carlucci tek Karlo Konti.

"Humbëm një mik dhe një vëlla" është shprehur don Valter Insero, i cili ka drejtuar meshën.

Në shesh, pikërisht në hyrjen e kishës, ishte instaluar një ekran i madh i lëvizshëm për të bërë të mundur që ceremonia të ndiqej nga mijëra njerëz që e kishin të pamundur të hynin në kishë.

"Për mua ishte një vëlla, nuk mund të them më tepër"-ka komentuar mes lotëve Karlo Konti.

Mes emrash të tjerë të shquar ishte Alba Parietti, Milly Carlucci Simona Ventura, Anna Foglietta, Paola Cortellesi me bashkëshortin Riccardo Milani, Zoro, Paola Saluzzi, miku i ngushtë Max Biaggi, Emanuela Aureli, Paolo Bassetti, Max Tortora, Marco Columbro dhe Flavio Insinna.

 Fiorella Mannoia, tek hynte në kishë, kujtoi se si "të gjithë e donin Frizzin"

Kliko ketu per te pare FOTOGALERINE

EMISIONET