Evra "harron" dënimin, firmos në Londër me West Ham-in

Evra "harron" dënimin, firmos në Londër me West Ham-in

Patrice Evra është zyrtarisht lojtari i West Ham në Premier League.

36 vjeçari ka firmosur deri në fund të sezonit me klubin nga Londra. Mbrojtësi i majtë u largua nga Juventusi në janar të 2017 për t'iu bashkuar Marsejës ku zhvilloi vetëm 10 ndeshje si titullar.

Por nga ekipi Marsejës ai u largua për shkak se goditi me shkelm një tifoz në ndeshjen ndaj Guimaraez në nëntor të vitit të kaluar. Francezit ju dha një ndëshkim 5 mujor nga UEFA por u pezulluar vetëm për ndeshjet në Europë teksa është i lirë të luajë në kampionatin anglez.

Në skuadër Evra do ti bashkohet trajnerit Devid Moyes me të cilin ka punuar për një sezon nga 2013 deri në 2014. Lajmi për transferimin e Evra është publikuar nga vet klubi i West Ham-it në faqen zyrtare.

Ndërkohë në fjalët e para si lojtari i West Ham, Evra është shprehur:

 "Jam shumë me fat që do të vazhdoj të jem pjesë e kësaj loje është një kampionat i madh si Premier Ligë, po pres me padurim të filloj stërvitjen me shokët e rinj të ekipit.
"

Evra në karrierën e tij si futbollist ka fituar gjithçka. Ai ka qënë pjesë e skuadrave si Nice , Monaco ,Manchester Utd dhe Juventus.

Me "djajtë e kuq" mbrojtësi qëndroi për 8 sezone, nga viti 2006 deri në vitin 2014 teksa u aktivizua në 273 ndeshje duke shënuar dhe 7-të gola. Ndërsa me Juventusin qëndroi për 3 sezone duke zhvilluar 53 ndeshje.

EMISIONET