Forcat e Armatosura kanë evakuuar një familje në fshatin Ferras në Fier. Në familjen e përbërë nga 4 anëtare ishte edhe një e moshuar e verbër.

Familja e cila u evakuua nga FA është shoqëruar për në qendrën e rehabilitimit.

Si pasojë e reshjeve të shiut, në total në qarkun e Fierit janë evakuuar 7 familje. Deri tani raportohet për disa hektare tokë bujqësore të përmbytur.


/Ora News.tv/