Eurovision 2018, sonte shpallet fituesi i konkursit të këngës

Eurovision 2018, sonte shpallet fituesi i konkursit të këngës

Të gjithë sytë do të jenë sot të drejtuar nga Lisbona, për finalen e madhe të Eurovision. Festivali i këngës do të shpallë sot fituesin, në një mbrëmje që premton emocion dhe spektakël. Ndër 26 vendet konkurruese është edhe Shqipëria, e cila garon me Eugent Bushpepën dhe këngën “Mall”. Bushpepa do të performojë i 12-ti në këtë mbrëmje finale.

Adhurues të entuziasmuar janë mbledhur jashtë Altice Arena në Lisbonë përpara finales së madhe të Konkursit të Këngës Eurovision. Flamujt, brohoritjet, këngët dhe entuzuasmi ishin përbërësit e një rradhe të gjatë, teksa 26 vende do të përpiqen të rrëmbejnë kurorën e Eurosongu-t mbrëmjen e kësaj të shtune, që do të përcaktohet nga vota e audiencës.

Kjo është hera e parë që Eurovision-i organizohet në Portugali, falë triumfit të këngëtarit Salvador Sobral në Kiev, vitin e kaluar. Ndaj për portugezët, kjo është një arsye më shumë për të ndjekur natën finale.

“Është e mrekullueshme. Ky është Eurovision-i im i parë dhe po shijoj. Skena është fantastike, vendi është i mrekullueshëm,”-u shpreh Antonio.

“Gjithnjë e kemi parë Eurovision-in dhe kemi votuar që fëmijë. Tani që Eurovision-i është këtu, duhet ta shohim,”-tha Caterina.

Ndër 26 konkurrentë, vendet e Pesëshes të Madhe, pra Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, si dhe vendi mikpritës Portugalia, janë automatikisht të kualifikuara në finale.

Qipro që përfaqësohet nga këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira dhe Izraeli janë ndër favoritët për të triumfuar, ndërkohë që edhe Irlanda duket se është ngjitur në listën e të preferuarëve të fansave.

Rikujtojmë se Shqipëria përfaqësohet këtë event nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall” dhe në natën finale ai do të jetë i dymbëdhjeti në rradhë për të performuar.

EMISIONET