Milan dhe Arsenal do të përballen sonte në "San Siro" në kuadër të fazës të 1/8-ave në Europa League.

Hera e fundit kur dy skuadrat u ndeshën bashkë ishte marsi i vitit 2012-të në përballjen e paharruar në kuadër të çerekfinales në Champions League.

"Topçijtë" u eliminuan nga Champions League nga kuqezijtë pavarësisht një ndeshje epike në një humbje totale prej 4-3.

Djemtë e drejtuar nga  Arsene Wenger tentuan të rikthejnë rezultatin e ndeshjes së parë  0-4, por këtë nuk e arritën pasi skuadra Milan nën drejtimin e trajnerit Massimiliano Allegri nuk e lejoi një gjë të tillë.

 Tre golat e shënuar në 45 minutat e para nga Koscielny, Rosicky dhe Van Persie nuk i mjaftuan Arsenalit për të përmbysur rezultatin.



/Ora News.tv/