Europa League/ Kalojnë të mëdhenjtë, eliminohen Marseille e Anderlecht

Europa League/ Kalojnë të mëdhenjtë, eliminohen Marseille e

Chelsea i Maurizio Sarrit nuk njeh rival as në Evropë. Blutë e Londrës kanë siguruar fazën e 1/32-ave të Europa League, pas fitores 0-1 ndaj Bate Borisov. Goli i Giroud në minutën e 53-të i dha fitoren e katërt në po kaq ndeshje, duke siguruar edhe vendin e parë në grupin L. Në takimin tjetër të këtij grupi, Videoton mposhti 1-0 PAOK-un dhe është shumë pranë kalimit në fazën tjetër, pasi numëron 6 pikë, +3 nga PAOK e Bate.

Në raundin tjetër kaloi edhe Eintracht Frankfurt që pas fitores 3-2 ndaj Apollon ngjitet në kuotën e 12 pikëve në grupin H. Biletë për në raundin tjetër edhe për Lazion që mposhti 2-1 Marseille.

Spektakolar ka rezultuar përballja në Rusi, mes Spartak Moskë dhe Rangers. Rusët fituan me shifrat e ngushta 4-3 ndaj skuadrës së Steven Gerrard, që i besoi vetëm 8 minuta futbollistit të kombëtares shqiptare, Eros Grezda. Takimi tjetër i grupit G, ai mes Rapid Vienna dhe Villarreal u mbyll në barazim 0-0. Në këtë grup kryesojnë spanjollët me 6 pikë, ndjekur nga Rangers e Spartak me 5 dhe Rapid me 4 pikë.

Fitore arriti dhe Sevilla që mposhti 3-2 Akhisar, por pavarësisht kësaj nuk arrijnë të sigurojnë ende një biletë për në raundin tjetër. Kjo, pasi gjendet në pikë të barabarta me Krasnodar që nga ana e saj mposhti 2-1 St Liege për tu ngjitur në kuotën e 9 pikëve. Ndërkohë, belgët mbajnë ende të gjalla shpresat për të kaluar më tej pasi numëroj 6 pikë. Në grupin J, eliminimi i turqve është fakt.

Në grupin I, Genk mori një pikë ndaj Besiktas dhe qëndron në krye të grupit me 7 pikë. Në barazim 1-1 u mbyll dhe takimi tjetër mes Malmo dhe Sarpsborg. Grupi kryesohet nga belgët me 7 pikë, i ndjekur nga Sarpsborg me 5 pikë, aq sa Malmo. Vendi i fundit për Besiktas që numëron vetëm 4 pikë në 4 ndeshje.

Dinamo Kiev është praktikisht në raundin tjetër, pas fitores 3-1 ndaj Rennes. Pas kësaj fitoreje ukrainasit kryesojnë grupin K me 8 pikë, aq sa Astana që mposhti 2-1 Jablonec. Vendi i tretë për francezët që numërojnë 3 pikë.










EMISIONET