Europa League/ Rrëzikon Lazio, Marseille e Sporting "hipotekojnë" kalimin
Ndryshe nga takimet e orës 19:00 që u dominua nga skuadrat udhëtuese, takimet e orës 21:05 u fituan nga vendasit.
Kështu, Lazio barazoi me rezultatin 2-2 ndaj Dinamo Kiev.
Të 4 golat në këtë takim u shënuan në fraksionin e dytë, me miqtë që kaluan të parët në avantazh me Tsygankov, ndërsa rrjetat e Immobile dhe Anderson i dhanë kryesimin të kaltërve. Por kur duheshin dhe 10 minuta nga fishkëllima e trefishtë e arbitrit kryesor Moreas vendosi barazpeshën dhe gjithë takimin në shifrat 2-2.
Fitore komode arriti Marseille që mposhti në "Velodrome" 3-1 Atletiko Bilbao. Ocampos dy herë dhe Payet shënuan për francezët ndërsa për baskët realizoj Aduriz nga 11 metërshi.
Pa shumë histori takimi mes Sporting dhe Plzen, me portugezët që morën një fitore 2-0. Të dy golat mbajnë firmën e sulmuesit Fredy Montero.
Fitore arriti dhe Leipzig që mposhti në "Red Bull Arena" 2-1 Zenit Petersburg.