Pas CSKA Moscow, një tjetër skuadër nga kryeqyteti rus do vazhdoj garën në Europa League.

Lokomotiv Moscow ka kaluar në fazën e 1/16-ave, pas dy fitoreve kundër francezëve të Nice.

Të besuarit e Yuri Semin kanë fituar dhe në duelin e dytë, 1-0 duke i eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 4-2.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga mesfushori Denisov, pas gjysmë ore lojë.

Moskovitët do të njohin nesër rivalin e fazës tjetër.



/Ora News.tv/