Etja për një mesfushor, ja ku qëndron ngërçi me Barella

Etja për një mesfushor, ja ku qëndron ngërçi me

Nicolo Barella dhe Radja Nainggolan janë dy emra që janë të lidhur ngushtë me Interin.Belgu aktualisht luan për zikaltërit, por e ardhmja e tij në klub është në dyshim, pas një sezoni për tu harruar.

Ndërkohë, mesfushori i Cagliarit, Barella është i lidhur ngushtë me një kalim në "Giuseppe Meaza" dhe sipas të gjitha gjasave, e ardhmja e tij do të vendoset indirekt edhe me atë të Nainggolan.

Interi po takohet me agjentin e të dy lojtarëve. Alessandro Beltrami kërkon të vlerësojë pozitën e Nainggolan dhe se si do të  procedohet në lidhje me transferimin e mesfushorit të ri italian te zikaltërit.

EMISIONET