Ethet Lassa po përhapen me shpejtësi

Ethet Lassa po përhapen me shpejtësi

Që nga fillimi i vitit, Nigeria është përfshirë nga shpërthimi i një sëmundje vdekjeprurëse. Ethet Lassa është një nga një numër sëmundjesh që mund të shkaktojë epidemi të rrezikshme, por për të cilën nuk ekziston vaksina.

Ethet Lassa nuk janë një sëmundje e re, por shpërthimi i tanishëm është i pashembullt, duke u përhapur më shpejt dhe më shumë se kurrë më parë.

Punëtorët shëndetësorë janë të mbingarkuar dhe një numër i tyre është infektuar dhe ka vdekur.

Sëmundja potencialisht fatale është ashtuquajtur "ethe hemorragjike virale", e cila mund të prekë shumë organe dhe të dëmtojë enët e gjakut të trupit dhe trajtimi i saj është shumë i vështirë.

Shumica e njerëzve që preken nga Lassa do të kenë vetëm simptoma të lehta siç janë ethet, dhimbja koke dhe dobësi të përgjithshme.

Megjithatë, në raste të rënda, mund të imitojë një ethe tjetër vdekjeprurëse, Ebola, duke shkaktuar gjakderdhje përmes hundës, gojës dhe pjesëve të tjera të trupit.

 Ethet e Lassa normalisht kanë një shkallë vdekjeje prej rreth një për qind. Por në shpërthimin nigerian mendohet të jetë më shumë se 20% të vdekur në mesin e të prekurve. 


EMISIONET