Para dy javësh, Kim Kardashian dhe Kanye West u bënë prindër për herë të katërt me një djalë, të cilin e quajtën Psalm.

Njësoj si me fëmijët e tyre, cifti ka nisur përgatitjet që ta kthejë emrin e vogëlushit në një markë.

Sipas TMZ, Kim dhe Kanye kanë plotësuar dokumentat për markën që do mbajë emrin e Psalm, i cili do të ketë produkte të ndryshme për flokën, lëkurën dhe objekte të tjera.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe me emrat e North, Chicago dhe Saint, por ende nuk kanë publikuar dicka pasi mendojnë se duhen edhe disa vite punë.

Në dokumente zbulohet se për lindjen e Psalm u kujdes Dr. Paul Crane, i njëjti doktor që solli në jetë edhe 3 fëmijët e tjerë të familjes West.


/Ora News.tv/