Është Selena Gomez e shëmtuar?

Stilisti italian, Stefano Gabbana ka shkaktuar shumë zemërim në rrjete sociale pasi ka konsideruar këngëtaren Selena Gomez të shëmtuar.

Në faqen 'Catwalk Italia' ku prezantohej paraqitja e këngëtares në tapetin e kuq ndër vite, ai shkruajti “Kaq e shëmtuar!”

Aty dukej Selena me 5 fustane të kuq që i kishte veshur në daljet e saj publike, që për themeluesin e Dolce Gabanna nuk janë aspak të bukura.

Kështu kanë vijuar komentet e shumta ku fansat e saj janë munduar ta mbrojnë.

EMISIONET