Këngëtares operistike iu është kërkuar të ndryshojë fustanin me ngjyrat e BE gjatë një koncerti në Royal Albert Hall të Londrës.

Soprano britanike Anna Patalong këndoi në 6 shfaqje spektakolare nga 21 deri më 24 mars.

Dhe për shfaqjen e së shtunës përzgjodhi një fustan të frymëzuar nga flamuri i BE.

Por producenti i shfaqjeve i kërkoi të vishte një fustan tjetër të dielën pasi fustani ngjyrë verdhë dhe me rrip blu linte vend për keqinterpretime.

Bashkëshorti i sopranos, baritoni Benedict Nelson, pretendoi në mediat sociale se gruas së tij iu kërkua të ndryshonte fustanin, pasi ngjyrat ishin tepër provokative.

Nelson gjithashtu publikoi një fotografi të gruas së tij në veshjen që ajo mbante për koncertin e së shtunës.

Producenti  Raymond Gubbay Ltd tha për BBC se kishin marrë një ankesë nga një anëtar i publikut rreth veshjes, por kjo nuk luajti një rol në vendimin e tyre për të inkurajuar Patalong të përzgjidhte një veshje tjetër.

Vendimi sipas tyre erdhi për shkak se dëshironin që soprano të vishte një fustan të kuq që e kishte veshur në dy mbrëmjet duke e menduar si më të përshtatshme për një koncert klasik.



/Ora News.tv/