Kryetari i Partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima i ftuar në studion e “360 Gradë” në Ora News tha se partia e tij nuk do të bënte koalicion me asnjë parti që ai i quan të vjetra.

Pjesë nga deklaratat: 

Kokëdhima: Nuk do të bëjmë koalicion me asnjë nga partitë e vjetra.

Koka: LSI është parti e vjetër?

Kokëdhima: LSI është parti e vjetër. Jemi rruga e re politike e Shqipërisë dhe për këtë meritojmë të provohemi, të testohemi, të mbështetemi.

/Ora News.tv/