Debatet mbi mënyrën sesi fëmijët duhet të ndëshkohen kur bëjnë gabime janë të shumta dhe njerëzit ndajnë qëndrime të ndryshme.

Ky është edhe rasti i një babai që ka ndëshkuar djalin e tij duke e bërë atë që të ecë në mes të shiut pasi ngacmoi fëmijët në autobuzin e shkollës.

Bryan Thornhill e filmoi vetë nga makina e tij djalin 10 vjeçar që vraponte në shpi, ndërsa videon e postoi në rrjetet sociale.

"Djali im ka shkakuar trazira mjaftueshëm në autobus saqë është dënuar për 3 ditë pasi ngacmoi fëmijët, gjë që unë nuk e toleroj,"-shkroi Thornhill.

Distanca e shtëpisë me shkollën është 1.6 km.

Dhe babai ishte i bindur se fëmija e tij do të mësonte nga ky ndëshkim.

Por video ka shkaktuar polemika, nëse ishte ky ndëshkimi i drejtë apo jo?!

Ju si mendoni?


 

/Ora News.tv/