Ish i dashuri i Kylie Jenner, Tyga ka kërkuar testin e atësisë së foshjnes së porsalindur Stormi Webster.

Kjo deklaratë ka ardhur pasi Stormi ka lindur më pak se 9 muaj pasi ata u ndanë.

Reperi amerikan beson se është ai babai i fëmijës dhe jo i dashuri aktual i miliarderes më të vogël në botë, Travis Scott.

Një burim tha për The Sun: "Tyga dëshiron të bëjë testin e ADN-së sepse ai me të vërtet mendon se fëmija është i tiji. Tyga u tha miqve se ka qene akoma seksulaisht aktiv me Kylie nëntë muaj më parë, kur mendohet që të jetë ngjizur dhe foshnja  porsalindur."

Partneri aktual i Kylie, Travis gjithashtu reper, është shënuar si babai i Stormit në çertifikatën e lindjes.

Vogëlushja e yllit të klanit Kardashian erdhë në jetë më 1 shkurt pasi një shtatëzanie të fshehtë.

20 vjeçarja është ndarë nga Tyga në prill të vitit të kaluar, megjithëse sipas burmit reperi pretendon se kanë kryer marrëdhënie seksuale me njëri-tjetri nëntë muaj më parë.

Në shtator kur u përfol për herë të parë për shtatëzaninë e 20 vjeçares Tyga pretendoi se ishte fëmija e tij. Ai shkoi në Snapchat: "Ky është fëmija im."

Megjithatë ai e fshiu këtë postim shumë shpejt.

Kur u ndanë Kylie tha se ishte shumë e re për të pasur një lidhje serioze me reperin Tyga.


/Ora News.tv/