Drejtori i përgjithshëm i Barcelonës, Pancho Schroder, ka pranuar se ndihet i pasigurt në aftësinë e klauzolës prej 700 milion eurosh për të mbajtur larg gjinganët e Europës.

Argjentinasi id ha fund spekulimeve për çdo lloj trasferimi duke nënshkruar kontratën e re me gjigandin katalanas deri në vitin 2021, me një klauzolë lirimi prej 700 milion eurosh.

Duke folur për një konventë sportive në Londër, Schroder merr shkasë nga lëvizja e verës së kaluar të Neymar nga Barcelona në Paris për 222 milion euro, duke thënë se gjëra të çmendura do të ndodhin në dritaret e ardhshme të transferimit.

“Ne kemi gjetur një klauzolë të cilën e konsiderojmë të mjaftueshme për Messin, që ta mbajmë atë në Barcelonë, por, duke e thënë këtë, një vit më parë kemi menduar se klauzola e Neymar ishte gjithashtu mjaft e mirë për ta mbajtur, po ai precedent provoi se nuk ishte kështu, "tha ai për Sky Sports.

"Duke parë të ardhmen, mendoj se është e vështirë, nuk mund ta parashikoj si do vazhdojë".

/Ora News.tv/