"Është dita e babait dhe ti je larg", Loredana publikon fotografinë me babain e ndjerë

Reperja Loredana Zefi njoftoi sot se humbi një njeri të shtrenjtë në familjen e saj. Para pak minutash, ajo ka publikuar një fotografi me babain e ndjerë duke kujtuar me nostalgji kohën kur ishte fëmijë.

“Është dita e babait dhe ti je larg, mirëpo thellë në zemrën time”, shkruajti Loredana.

Ndërsa me postimin ku njoftoi largimin e tij nga jeta, Loredana preku zemrat e të gjithëve.

"Faleminderit baba që bëre më të mirën për ne deri sot. Unë të dua dhe lutem që ti të jesh mirë atje lart. Për miqtë e mi që më ndihmojnë në këtë kohë të vështirë, ju falënderoj nga zemra", shkruajti reperja paraditen e sotme.

EMISIONET