Ervin Salianji në fshatin me drogë: Rrezik i madh për konsumuesit, çon trurin në drejtim të paditur

Ervin Salianji në fshatin me drogë: Rrezik i madh për

Para dy vitesh, deputeti i PD-së, Ervin Salianji guxoi të shkonte në parcelat me kanabis në fshatin e Ministrit të Brendshëm për ta denoncuar këtë fenomen. I ftuar në "Mos i fol shoferit" në Ora News, ai ka treguar se e bëri këtë veprim që të tregojë se është diçka e dëmshme.

Madje ai përmendi familjarët, të cilët vuajnë dënimin e fëmijëve të tyre, të cilët janë përfshirë në industrinë e drogës dhe tani janë në burgje.

Ervin Salianji: Në një periudhë kur kanabisi dhe droga gjendej më shumë se sa dyqanet e bukës në Shqipëri apo të mbjellat me grurë apo me misër, unë shkova për ta treguar në terren apo zonë. Këtu është fshati i Ministrit të Brendshëm. E ka mbjellë në fshat të vet, në zonë të vet, është plot me drogë. 

Tregova që duhen disa akte, dhe politikanë që marrin përsipër një lloj rreziku për të treguar që një fenomen i caktuar është i dëmshëm dhe jo vetëm i padobishëm, por dhe i rrezikshëm për Shqipërinë. Shumë familjarë, për shkak të industrisë së drogës, i kanë fëmijët e tyre në burgje në Evropë apo Shqipëri apo në rastin e Vlorës, 80 qytetarë janë të zhdukur për shkak të këtij fenomeni. Ata që e mbjellin, është risk i madh, ata që e konsumojnë, ka një largim të trurit në drejtim të paditur.

EMISIONET