Ersekë, sherr mes shoferëve, një i plagosur me thikë

Ersekë, sherr mes shoferëve, një i plagosur me thikë

Një shofer autobusi është plagosur me thikë pas një sherri me një shofer furgoni. Ngjarja ka ndodhur në agjencinë e autobusëve në Ersekë si pasojë e një konflikti të hershëm për pasagjerët.

Policia thotë se i plagosur mbeti Mariglen Sardi, ndërsa u arrestua drejtuesi i furgoni Rei Elmasllari 21 vjeç.

"Arrestimi i tij u bë pasi, pranë agjensisë të autobusave në qytetin e Ersekës, për motive të dobëta, ky shtetas dyshohet se ka plagosur  me mjet prerës (thikë), në trup shtetasin M.S, 29 vjeç, banues në Ersekë, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve", thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

EMISIONET