Ndryshe nga sa deklaruan në konferencën e shtypit të paradites, Drejtuesit e lartë të Radio Televizionit italian RAI, kanë marrë një vendim të dytë duke kërkuar kohë në lidhje me akzuat e plagjiaturës ndaj këngës me të cilën debuton në skenën e Festivali të Sanremo 2018, kantautori shqiptar Emral Meta me këngëtarin Fabrizio Moro.

Pak më shumë se një orë nga nisja e natës së dytë të këtij Festivali, Drejtori i përgjitshëm i RAI, Angelo Teodoli ka deklaruar se kanë vendosur të pezullojnë performimin në natën e dytë të Sanremo 2018 të këngës "Nuk më keni bërë asgjë" e Ermal Metas e Fabrizio Moro.

"Na duhet kohë të vlerësojmë të gjithë faktet", tha ai, e për momentin kënga është e pezullluar,

Ndërkohë dy këngëtarët kanë dalë me një deklaratë të përbashkët shtypi ku shkruajnë:

"Është ora të flasim. kemi dëgjuar të flasin për plagjiaturë sa i takon këngës tonë në Sanremo me këngën e Andrea Febo, paraqitur vite më parë në Sanremo. Plagjiaturë do të thotë të kopjosh e është absolutisht absurde e qesharake të thuash se kënga jonë është e kopjuar. Të tre së bashku me Andrea Febi e kemi shkruar këngën. Na vjen vërtetë keq e nuk erdhëm në Sanremo për t'u talluar me njerëzit... Kemi besim që gjithcka do të shkoj për mirë"

/Ora News.tv/