Sot po zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Këngës Magjike, ku aktorët e humorit Erion Isai dhe Bes Kallaku prezantojnë  festivalin muzikor, në krah të moderatorit Ardit Gjebrea.

Kur po thërrisnin në skenë artistët e rinj, të dy i kërkuan Arditit që ti lejonte për të prezantuar pasi ishin pjesë e moderatorëve. Edhe pse i tha se është e vështirë të thërrasin në skenë 14 artistë të rinj, ata insistuan se do ia dalin.

Kështu, ai doli nga skena për të lënë gjithcka në dorë të aktorëve. Të gjithë kanë kaluar në natën finale si dhe do votojnë për shpalljen e fituesit, që do të jetë mbrëmjen e së shtunës. Në fund, Arditi i komplimentoi duke i thënë se janë shumë mirë.

/Ora News.tv/