Dritë në fund të tunelit për Realin e Madridit. Skuadra spanjolle ka marrë një lajm të gëzueshëm ditën e sotme, me mesfushorin danez, Christian Eriksen që ka pranuar largimin nga Tottenham Hotspur gjatë kësaj merkatoje vere.

Në një intervistë të gjatë, danezi ka pohuar se ka ardhur koha që të provojë një eksperiencë të re dhe se kjo shpreson që të ndodh që këtë verë.

"Unë mendoj se jam në një fazë të karrierës sime ku do të doja të provoja diçka të re. Kam respektin më të madh për gjithçka që po ndodh te Tottenham dhe nuk do të ishte diçka negative për të qëndruar. Por unë do të dëshiroja të provoja diçka të re. "

"Shpresoj që diçka të vendoset këtë verë. Ky është plani. Në futboll nuk e dini kur mund të ketë një vendim të tillë. Kjo mund të jetë në çdo moment. Gjëja më e mirë është gjithmonë që të ndodhë shpejt, por në futboll nevojitet kohë. Reali i Madridit është një hap para, por fillimisht duhet që të kontaktojnë me Tottenham
."-e mbylli Eriksen.

Një sinjal i fortë ky për Realin e Madridit, që është në gjurmët e 27 vjeçarin prej disa muajsh. Kartoni i tij vlerësohet me mbi 100 milionë euro, shifër e cila pritet të ulet, duke parë se Eriksen ka edhe një vit kontratë me "Gjelat", të cilët nuk duan ta humbasin falas.

/Ora News.tv/