Aeroplani i presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, bëri të enjten uljen e parë në aeroportin e ri kolosal të Stambollit, i cili pritet të hapet zyrtarisht për trafik ajror më 29 tetor.

Aeroplani presidencial turk TC-ANK u largua pas tubimit elektoral të Erdoganit në Gaziantep për të bërë zbarkimin e tij historik në pistën prej 3,750 metrash të gjatë dhe 60 metra të gjerë.

Avion u përshëndet me hedhje uji në pistë.

Pas ardhjes së tij në aeroport, Erdogan bëri një deklaratë të shkurtër nga kabineti, duke thënë se ai është i kënaqur me ndërtimin e "një aeroporti madhështor" në Stamboll.

Inaugurimi paraprak vjen ndërkohë që në Turqi po zhvillohet fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare.

Aeroporti i ri - 90 për qind e të cilave tashmë është përfunduar - do të jetë projekti më i madh në botë i ndërtuar nga zeroja pas përfundimit.

Në fazën e parë, aeroporti do të mirëpresë 90 milionë pasagjerë çdo vit. Pas fazës së dytë të ndërtimit, e cila pritet të përfundojë në vitin 2023, parashikohet që ky numër të rritet në 150-250 milionë.

Pas nisjes së aeroportit të ri, Aeroporti Ataturk në anën evropiane të qytetit do të zëvendësohet nga një park i madh me emrin "Kopshti i Popullit", njoftoi më herët Erdogan.

/Ora News.tv/