Presidenti turk është shfaqur në një video të çuditshme në të cilën ai siguron një fëmijë duke me qarë dhje i veshur me uniformë ushtarake se do të kishte nderime shtetërore për të nëse do të vritej gjatë luftës.  

Rexhep Tajip Erdogan u dëgjua duke komentuar: 'Nëse ajo bëhet martire, ne do të vendosim një flamur mbi të".

Deklaratat e tij u bënë gjatë kongresit të partisë AK, transmetuar direkt në televizion, teksa mbështetësit brohorisnin dhe i kërkonin atij të vazhdonte ofensivën ushtarake kundër luftëtarëve kurdë në rajonin verior Afrin të Sirisë.

 Kritikët kanë dënuar veprimin e tij, si i njëjti lloj abuzimi me fëmijët nga militantët e Shtetit Islamik, përdorim për qëllim propaganduese.

BBC shkruan se vajza e vogël e cila besohet të jetë 5 vjeçe, ishte në tribunë kur Erdogan i kushtoi vëmendje.

"Ajo ka edhe një flamur turk në xhepin e saj ... Nëse ajo martirizohet duke dashur Zotin, do të vëmë flamurin mbi të", tha ai gjatë kongresit në qytetin jugor të Kahramanmaras të shtunën.

"Ajo është gati për gjithçka, apo jo?" Vajza u përgjigj: "Po".

Veprimet e presidentit u kritikuan gjithashtu nga Partia Demokratike e Popullit pro-kurdë (HDP) që kundërshtojnë operacionin e Ankarasë në rajonin Afrin.

Në Turqi është i detyrueshëm shërbimi ushtarak, por jo për bijtë e presidentit.

Turqia më 20 janar nisi një operacion të madh që synonte largimin e forcave kurde nga YPG nga enklava e tyre në qytetin veriperëndimor të Afrinit.

/Ora News.tv/