Erdogan u drejtohet sauditëve: Tregoni ku ndodhet trupi i Khashoggit

Erdogan u drejtohet sauditëve: Tregoni ku ndodhet trupi i Khashoggit

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan i ka bërë thirrje Arabisë Saudite të tregojë se ku ndodhet trupi i gazetarit të vrarë  Jamal Khashoggi dhe të identifikojë bashkëpunëtorët lokalë që autoritetet saudite thonë se kanë zhdukur kufomën.

Të 18 personat e arrestuar nga Mbretëria e Arabisë Saudite duhet të dinë kush e vrau gazetarin, dhe ku ndodhet kufoma e tij, tha Erdogan në një fjalim të premten (26 tetor) duke shtuar se personi që "dha urdhrat" për vrasjen e supozuar duhet të vendoset para drejtësisë.

Thirrja u bë pasi presidenti dhe princi saudit Mohammed bin Salman, shkëmbyen një bisedë telefonike të mërkurën lidhur me bashkëpunimin mes dy vendeve pas krizës diplomatike.

Erdogan e ka përdorur ngjarjen  për të ushtruar presion ndaj rivalit të tij saudit, për të cilin shumë besojnë se duhet të kenë qenë në dijeni të operacionit, që përfshinte disa anëtarë të rojes së tij personale dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.

Gazetari Khashoggi, kritik i Mbretit saudit, u pa për herë të fundit në konsullatën saudite në Ankara më 2 tetor kur kishte hyrë për të marrë dokuementet e shkurorëzimit me të fejuarën e tij.

EMISIONET