Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e  tij kundër vendimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

Nga Greqia, ku zhvilloi takime me krerët e lartë të shtetit, Erdogan tha se së shpejti vendet islamike do të kenë një samit nga ku do ta dalin me një qëndrim për këtë çështje.

Erdogan: Nuk ka asnje qe e duartoket kete vendim. Une jam President i samitit te vendeve islamike, do te kemi nje samit ne fillim te vitit te ardhshem, ku do te pozicionohemi per vendimin e Trump.

Gjatë takimit me kryeministrin grek Tsipras, Erdogan i bëri të qartë se Turqia nuk ka synuar kurrë territoret e një vendi tjetër, teksa foli për hapjen e një kapitulli të ri me Greqinë.

Tsipras: Kjo eshte nje vizite historike. Mosmarreveshjet tona duhet t'i shprehim ne menyre konstruktive.

Erdogan: Ne kete zyre ndihem si ne shtepine time. Gjate mandatit tim si kryeminister, jam takuar me tre kryeministra greke. Turqia dhe Greqia duhet te perqendrohen te "pjesa e mbushur" e gotes. Ne si Turqi, kurre nuk kemi synuar territoret e nje vendi tjeter.

Kryeministri grek nga ana e tij tha se bashkë me Edogan vendosën rifillimin e negociatave për masat e krijimit të besimit, nën kujdesin e tyre personal.

Tsipras: Takimi yne zgjati me shume nga sa ishte planifikuar. Folem hapur me qellim qe ta kuptojme sa me mire njeri-tjetrin. Duhet t'i ndërtojmë marrëdhëniet tona mbi bazën e respektit të së drejtës ndërkombëtare. Turqia duhet të ndërpresë shkeljen e hapësires ajrore të Greqisë. Vendosëm të rifillojnë negociatat për masat e krijimit të besimit, nën kujdesin tonë personal. Sa i takon krizës së refugjatëve, përshëndesim përpjekjet e popullit turk që ka pritur 3.5 milionë refugjate nga Siria.Greqia mbështet procesin e integrimit europian të Turqisë si një partner stretegjik i BE. E ftoj presidentin Erdogan të hapim së bashku një kapitull të ri për marrëdheniet tona.

Presidenti turk gjithashtu tha se me Tsipras diskutuan edhe për ekstradimin e 10 puçistëve që ndodhen në Greqi.

Nga ana tjetër ai tha se marrëveshja e Lozanës ka nevojë për reformism, pasi në të nuk flitet për minoritetin e Trakes, qe mund te kete origjine turke.

Erdogan: Marrëdheniet tona janë intensifikuar vitet e fundit. Ne po bëjmë një lufte të përgjakshme kundër terrorizmit, kishim 250 viktima gjatë tentativës për grusht shteti. Biseduam për ekstradimin e 10 puçistëve që ndodhen në Greqi. I thashë zotit Tsipras se ata mund të kthehen ne Turqi, dhe shpresoj që drejtesia greke ta dëgjoje kete apel.

Marreveshja e Lozanes ka nevoje per reformim. Aty ka parashikime vetem per detin Egje, nuk thuhet gje per minoritetin e Trakes, qe mund te kete origjine turke. Ne themi qe te ardhurat per fryme ne Greqi eshte 15.000 euro, ndersa ne zonen e Trakes mezi arrijne ne 2.500 euro per fryme.

U kam thene vazhimisht Kryeministrave greke qe duhet te rishikojme marreveshjen e Lozanes, por nuk kam marre asnje pergjigje. Turqia ka investuar 30 miliarde dollare per perballimin e krizes se refugjateve. BE nuk na jep asgje, i jep 850 milione euro organizates Gjysmehena e Kuqe.Falenderoj per pritjen e shkelqyer, uroj te vazhdoje bashkepunimi dypalesh.

/Ora News.tv/