Erdogan e humbi Stambollin

Erdogan e humbi Stambollin

Erdem Imamoglu është përfundimisht dhe padyshim kryetari i ri i Stambollit pavarësisht kundërshtimeve të partisë së Erdogan për rezultatin e zgjedhjeve komunale.

Sipas mediave turke, Imamoglou vizitoi selinë rajonale zgjedhore të këshillit, i cili ka marrë certifikatën e autoriteteve zgjedhore në qytetin më të madh të Turqisë.

Ftesa e Këshillit të Qarkut erdhi një ditë pasi partia në pushtet AKP e presidentit Rexhep Taip Erdogan bëri thirrje për përsëritjen e procesit zgjedhor në Stamboll duke kontenstuar numërimin e votave.

AKP kishte kërkuar pezullimin e emërimit të  Imamoglou derisa Këshilli i Lartë Zgjedhor të marrë në konsideratë kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në qytet.

Megjithatë, Autoriteti Rajonal ka vendosur të vazhdojë me procedurën.

Sipas agjencisë së lajmeve shtetërore Anadolu, numërimi i fundit i dha zotit Imamoglou rreth 13.000 vota më shumë në krahasim me kundërshtarin e tij, ish-kryeministri Binali Jildirim.

EMISIONET