Erdhi pranvera? Mos u nxitoni! Moti rezervon surpriza

Nëse menduan se erdhi pranvera, mos u nxitoni sepse parashikimi për javën e ardhme nuk është aspak optimist. Sipas Meteoalb, vendi do të shoqërohet me rënie temperaturash e madje dëborë në zonat malore.

Parashikimi: 

Pas fundjavës pritet ndryshim i situatës sinoptike në vend, më i dukshëm ky ndryshim në prezencën e vranësirave dhe reshjeve ku nuk do të mungojë edhe dëbora në zonat malore. Vlen të theksohet se pikërisht DITA E VERES pritet të mos sjellë kushte të favorshme të motit; mot më i ftohtë se fundjava që na pret si edhe prezencë e reshjeve. Parashikohet që muaji MARS të surprizojë me motin edhe përtej Ditës së Verës.

EMISIONET