Ambasada shqiptare në Prishtinë organizoi një koncert surprizë për 87 vjetorin e lindjes së Nexhmije Pagarushës.

E ftuar për të kënduar ishte edhe këngëtarja Era Rusi, ku u takua me mbretëreshën e muzikës shqiptare.

Këngëtarja rrëfeu në emisionin Tempora se gjatë takimit Nexhmije Pagaruxha i ishte shprehur se nëse do ishin njohur më përpara do kishin bërë gjëra të mëdha së bashku.

Era Rusi: "Nexhmije Pagarusha më tha: Sikur të ishim njohur më përpara do kishim bërë gjëra të mëdha së bashku. Mua mu mbyll goja, nuk dija çfarë të thosha. Më vinte për të qarë nga emocionet. Ishte një natë e bukur dhe më la një shije shumë e bukur, një ëmbëlsi. Gjatë gjithë përgatitjeve për ditëlindjen e saj surprizë, për shkak se shëndeti i saj ishte rënduar pak, kishim frikë se nuk do na vinte. Deri në momentin e fundit ishim të gjithë me sytë nga lart 'O Zot' duke shpresuar. Ajo erdhi dhe ishte një mrekulli."

/Ora News.tv/