Era Istrefi në mes të Rusisë: Njihni Kosovën si shtet!

Era Istrefi në mes të Rusisë: Njihni Kosovën si shtet!

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi ka nisur përgatitjet për performancën në Finalen e madhe të Kampionatit Botëror në Rusi. Në një konferencë për shtyp të organizuar nga FIFA, Era ka treguar sërish krenarinë dhe ndjenjën që përjetoi nga golat e shqiptarëve, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri ndaj Serbisë.

Nuk mungoi mesazhi i saj për Rusinë që të njohë Kosovën si shtet.

"Ndeshja më e paharrueshme për mua ishte kur Zvicra luajti kundër Serbisë. Ishin dy shqiptarë që luajtën dhe shënuan gola që të dy. Ishte e mrekullueshme, u ndjeva shumë mirë. Do të doja që qytetarët e çdo shteti të udhëtonin lirisht për të parë Rusinë e bukur ", u shpreh këngëtarja.

EMISIONET