Epopeja e rrugës ''Porto Romano'': Tenderi anulohet dy herë, rinis gara me ndryshime të kritereve

Epopeja e rrugës ''Porto Romano'': Tenderi anulohet dy

Tenderi për ndërtimin e rrugës së Porto Romanos me një fond prej 669 milionë lekësh ka sjellë hije të forta dyshime. Procedura është anuluar dy herë ndërsa, në rastin e tretë kompanitë denoncojnë për ndryshim të njëanshëm të kritereve.

Loti i tretë i ndërtimit të rugës Porto Romano-Durrës ka sjellë hije dyshimi të ngritura prej kompanive pjesëmarrëse në garë. Konkretisht, tenderi në fjalë me një fond limit prej 669 milionë lekësh të reja pa TVSH, rezulton të jetë publikuar tre herë brenda një periudhe të shkurtër.

Rasti i parë nis në 27 prill i cili rezulton të jetë anuluar.

Sipas arsyetimit të dhënë në dosjen e këtij tenderi thuhet se:

''Për shkaqe që dalin jashtë kontrollit të autoritetit kontraktor dhe të paparashikueshme në kohën e fillimit të procedurës së prokurimit, duke respektuar parimet e barazisë dhe të transparencës, sipas përcaktimit në rregullat e prokurimit publik.''

Por në një ankesë të mbërritur pranë RTV ORA thuhet se ky tender është pezulluar përpara afatit të dorëzimit të ofertave pas shumë ankesave nga ana e operatorëve ekonomikë.

Por ndonëse ishte parashikuar të mbyllej në 10 qershor, ky tender shumë shpejt u anulua sërish.

Sipas arsyetimit në dosjen e tenderit thuhet se:

''Autoriteti kontraktor ka konstatuar mosperputhje te projektit me specifikimet teknike dhe preventivin e punimeve, autoriteti do vijojë me rishikim të projektit.''

Më 1 qershor është rishpallur dhe një herë procedura, këtë herë me afat deri në korrik. ARRSH ka bërë disa ndryshime në kriteret e tenderit. Ndër të tjera kërkohet dhe një ekspert i pajisur me “Licence zbatimi per veprimtari Arkeologjike”.

Kompani pjesëmarrëse shprehen se kjo është kërkesë që favorizon kompani të caktuara, ndërsa projekti zhvillohet përgjatë zonës së Ish Kënetës së qytetit të Durrësit deri në Porto Romano, ndaj dhe kjo kërkesë shihet si e çuditshme.

Nga zhvillimet që ka pësuar ky tender, i anuluar dy herë dhe i shpallur tre herë. si dhe kritereve të vendosura nga Autoriteti Kontraktues, hidhen dyshime se vendosja e kritereve është bërë në një mënyrë diskriminuese për disa kompani ndërtimi, me qëllim favorizimin e të tjerëve.


EMISIONET