Enzo Zidane i ka dhënë lamtumirë La Ligës, me djalin e teknikut të Realit të Madridit Zinedine Zidane që ka shkëputur me konsensus kontratën me Deportivo Alaves, dhe duke u zyrtarizuar si blerja  më e re e skuadrës zviceriane,Laussane.

Mesfushori i klasit '95, u transferua në gusht tek skuadra e Alaves nga Reali i Madridit,  por pas gjashtë muajsh u largua.

Ai tashmë edhe zyrtarisht është bërë shok skuadre me yllin e Kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli.

Alaves dhe Enzo Zidane janë pajtuar të shkëpusin kontratën. Pas kësaj ai është larguar nga skuadra dhe ka nënshkruar me FC Lausanne. Klubi e falënderon për përkushtimin dhe punën gjatë këtyre muajve dhe i dëshiron shumë fat në të ardhmen”,- shkruhet në njoftimin zyrtar të Alaves.

Postimi në "Twitter-in" zyrtar të Alaves

/Ora News.tv/