​Engel: ShBA të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

​Engel: ShBA të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përfshihen në dialogun me Serbinë, ani pse është çështje e Bashkimit Evropian.

Ai tha se Kosova nuk është në Kombet e Bashkuara për shkak të telasheve që i vijnë Kosovës nga Serbia dhe nga Rusia.

Kongresmeni amerikan këto komente i ka bërë në lancimin e fondacionit Sfidat e Mileniumit në Kosovë, fondacion ky prej 49 milionë dollarëve, i cili do t'i implementojë projektet e agjensionit federal amerikan MCC në Kosovë.

Shtetet e Bashkuara patjetër duhet të përfshihen edhe pse është çështje e Bashkimit Evropian. Është Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përfshihen në këtë, pra jam në të mirën që të dy vendet të hyjnë, por jam goxha i zhgënjyer me qëndrimin e Qeverisë serbe ndaj Kosovës. E dini se Kosova ende nuk është në Kombet e Bashkuara për shkak të telasheve nga Serbia dhe nga Rusia, Kosova po përpiqet të hyjë në agjenci të ndryshme si Interpoli për shembull dhe sërish Serbia e ka bllokuar hyrjen e Kosovës. Po ashtu, edhe në UNESKO, Kosova ka humbur për tri vota dhe po i them këto sepse janë dy vende, Serbia dhe Kosova që nëse ato po përpiqen që të punojnë bashkë duke biseduar dhe duke ecur drejtpërdrejt kah BE-ja, atëherë njëri vend nuk duhet të ia minoj kërkesat e vendit tjetër. Ata duhet që të punojnë bashkërisht, duhet që të lehtësojnë punën dhe do të dëshiroja ta shihja një gjë të këtillë”, tha ai, citon RTK.

Ai shtoi se është takuar me Vuçiçin dhe me Daçiçin dhe se është i bindur se përmes dialogut me SHBA-të mund të arrijnë këto, sepse sipas tij nuk është e ndershme  që Kosova të bllokohet në rrugëtimin e saj drejt këtij qëllimi.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se me fillimin e këtij projekti po e konfirmojnë një kapitull të ri të marrëdhënies mes Kosovës dhe Amerikës.

EMISIONET