Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ishte e ftuar në emisionin "Tempora" të Sonila Meços në Ora Neës mbrëmjen e 22 janarit.

Gjatë bashkëbisedimit Eneda Tarifa foli për tregun muzikor, eksperiencën në Festivalin Europian dhe çfarë këshille mund ti japë Jonida Maliqit e cila është përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit. Jo vetëm kaq, Tarifa iu përgjigj dhe pyetjes nëse do i kthehet sërish ekranit, politikës, dhe për çfarë nuk ia vlen.

Tregon se Aria, vajza e saj i ngjan shumë, është ka zë të bukur dhe një vesh për tu admiruar tregues se ajo do të ecë në gjurmët e prindërve të saj.

Ka më yje tregu shqiptar?

Eneda Tarifa: Ca janë yje vërtet, ca kalojnë dhe nuk e kanë yllin në ballë, nuk shkëlqejnë sa duhet por janë aty në një rrugë të sigurtë. Ca të tjerë na përfaqësojnë dhe jashtë e bëhen yje sepse kanë kushte për tu bërë të tillë. Për mua është një treg shumë i ngatërruar, por e vërteta del. Talenti është evident.

Është shumë e vështirë të jesh arkaik në këtë kohë, ka ardhur një kohë kur shijet janë shije. Mund të pëlqesh cfarëdolloj rryme muzikore, tallavaje apo muzikë klasike dhe unë nuk dua të marr rolin e katolikut, thjesht vazhdoj dhe mendoj se jam në rrugë të drejtë duke bërë muzikën që unë përfaqësoj.

 A kam shije muzikore dhe paragjykoj kolegët e mi?

Patjetër që po, sepse mendoj se muzika ka disa parime, prandaj disa këngë kanë ngelur hite e janë të pavdekshme sepse janë pjesë e disa parimeve universale.

Eurovizioni?
Eneda Tarifa: Është një presion i jashtëzakonshëm që i ka karakterizuar të gjithë këngëtarët. Vjen më shumë nga njerëzit sepse pritshmëritë për kombin shqiptar dhe nacionalizmi i tepruar për një këngë pjesëmarrëse shqiptare në Eurosong bëhet më i madh sesa vetë qëllimi i festës së Eurosongut. Që është, ti je një këngëtare që merr pjesë personalisht me këngën tëndë dhe në fund të fundit përfaqëson veten tënde. Dhe ajo që merr mbi shpinë duhet të jetë vetëm kjo. Përfaqësimi shqiptar është një vlerë e shtuar, ose jo, por nuk duhet të bëhet kaq i madh.

Po të ishit kthyer prapa do e përjetoje ndryshe?
Eneda Tarifa: Patjetër që po. Jonida Maliqit do i këshilloja që ta shijojë shumë. Është një eksperiencë tepër e bukur të këndojë në një arenë të madhe, të cilët e dinë këngën tënde dhe krijon fansa internacional dhe aspak të mbajë persione nacionale mbi shpinë, absolutisht.

Pse nuk je më në ekran?
Eneda Tarifa: Kam marrë një pauzë për të përmbushur disa detyrime profesionale të miat personale. Po prodhoj dhe po bëj gjëra të mira e këngë të bukura për veten time e të tjerët që duan të më shikojnë me këngë të mira. Por ngelet e hapur. Sa më shumë kohë kalon aq më e përgatitur je për të bërë dicka të madhe.

Unë mundohem ti jap njerëzve aq sa mua nuk më dëmton. Përpiqem shumë të jem në paqe por e kontrolloj me zor. Kam provuar të jem e shqetësuar dhe nuk kam zgjidhur gjë.

Kam kaluar 4 vite të bukura në këshillin bashkiak. Kam mësuar gjëra që nuk i dija, drejtori që nuk dija që ekzistonin. Kam qenë pjesë e vendimmarrjeve të qytetit dhe kjo ishte e bukur.

Po a të bëri politika pis?
Eneda Tarifa: Jo, dola shpejt ... nuk e lejova.

A do i rikthehesh?

Eneda Tarifa: Duhet të jem në kulmin e krizave të mija shpirtërore dhe ekonomike e mendore që ti rikthehem prapë por ajo kohë nuk do të vijë. Politika gjithmonë ka shfrytëzuar artin për të kaluar momente të vështira krizash. Do artistë afër të konfirmohet, të kalojë dhe kapërcejë sistemet. Është vrudhi i artistëve ai që bën ndryshimin politik. Mendoj që ka ardhur koha që artistët të shfrytëzojnë ca politikën  për të marrë atë që i takon. Duhet më shumë punë për të drejtën e autorit. Bota po ecën e hapa të jashtëzakonshëm. Ne jemi akoma shumë prapa.

Për cfarë nuk ia vlen më?

Eneda Tarifa: Nuk ia vlen të qash.

/Ora News.tv/