Emri i Maqedonisë: Kotzias e Dimitrov takohen në Vjenë me negociatorin Nimetz

Emri i Maqedonisë: Kotzias e Dimitrov takohen në Vjenë me

Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë do të takohen sot në Vjenë me negociatorin e OKB, Matthew Nimetz.

Mbrëmjen e të hënës, (12 shkurt)  ministrat Kotzias e Dimitrov ishin takuar kokë më kokë, po në Vjenë.

Ky takim ishte paralajmëruar se do të mbahej më 15 shkurt në Sofie dhe nuk dihen arsyet se përse u përshpejtua.

Ky raund takimesh të papritura ka nxitur analistët grekë të gjykojnë se në orët e ardhshme priten zhvillime lidhur me çështjen e emrit të Maqedonisë.

Gjithsesi, analistët vlerësojnë se takimet dëshmojnë që palët kanë bërë disa hapa përafrimi.

Ndërkaq, nuk ka asnjë informacion se çfarë do të diskutohet me negociatorin Nimetz, i cili rreth një muaj më parë u paraqiti të dy palëve propozimet e tij të reja.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka deklaruar se vendi i tij pranon shtesën e një përcaktimi gjeografik, por ka shtuar se nuk ka arsye që të ndryshohet kushtetuta.

Qëndrimi i Athinës mbetet i pandryshuar: emër i përbërë, me përcaktim gjeografik dhe përdorim i fjalës Maqedoni në trajtën sllave, pa përkthim.

Të hënën, duke folur para grupit parlamentar të SYRIZA-s, kryeministri Aleksis Tsipras se “jemi të vetmit që mund të arrijmë zgjidhje në çështjen e emrit”.

Përballë manifestimeve kundër përmbajtjes së fjalës Maqedoni në emrin e ri që dso të negociohet, kryeministri grek tha se është “jashtë realitetit që të mos jepet emri Maqedoni”.

“Ajo që vendi ynë duhet të negociojë, nuk është që të japë, por që të marrë. T’i bindë fqinjët që të ndalojnë përdorimin e emrit Maqedoni pa një përcaktor, të ndalojnë gjithkund referimet irredentiste; t’i bindë që të mos uzurpojnë simbole dhe emra që nuk u përkasin”, tha Tsipras.

EMISIONET