Nuk arrinte dot të shihte Oasis teksa performonin këngën e tyre të famshme Wonderwall që këndohej live në Manchester.

Miqtë e tij dhe afërsisht 20 fansa të pranishëm e morën në krahë, duke i mundësuar jo vetëm të dëgjojë, por edhe ta shohë e ta përjetojë atë moment.

Kjo i ndodhi Michael Reynolds, i cili është i detyruar të jetojë në një karrige me rrota si pasojë e një aksidenti rrugor.

Një moment prekës ky, i regjistruar në një video në të cilën Michael këndon me shumë energji dhe shijon spektakllin nga pozicioni i 'të privilegjuarit'.

"Ishte e mrekullueshme, komentoi 30 vjeçari, Kisha mundësi ta shijoja koncertin nga vendi dedikuar njerëzve me aftësi të kufizuara, por duke qenë se kisha vajtur me 15 shokë, vendosa të qëndroja me ta.

Sigurisht që nuk arrija dot të shihja gjë, vetëm dëgjoja, kështu më morën në krahë.

Një emocion i veçantë, çdokush që ishte i pranishëm, donte të ndihmonte në një farë mënyre.

Edhe lideri i grupit Oasis ka dashur të falenderonte fansat për atë moment magjik të cilin e përcaktoi si : "Sjellje biblike".






/Ora News.tv/